Gjirokastër, dhurata për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës

dfdssdgfdNë kuadër të festave të fundvitit sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë shpërndarë ndihma për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

Krahas drejtorit të policisë, Kastriot Skënderaj, të pranishëm kanë qenë edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime dhe drejtoresha e DAR, Lindita Rova.

Ata i kanë dhënë familjarëve të efektivëve të rënë në krye të detyrës nje shumë simbolike prej 35 mijë lekësh, ndërsa i kanë uruar për festat dhe kanë shprehur angazhimin për t’ju gjendur pranë këtyre familjeve.