Gjirokastër, digjet kabina elektrike e fshatit Valare
April 26, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/04/received_240040673404023_20180426092812659.jpg)
Kabina elektrike e fshatit Valare në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Siç shihet në foton që sjell Libohova Online zjarri ka qenë i konsiderueshëm. Ndonëse shërbimi zjarrfikës mbërriti, kabina ishte djegur pothuajse totalisht. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që kabina digjet. Deri në zëvendësimin e pajisjeve brenda saj, banorët e fshatit do të jenë pa energji elektrike.