Gjirokastër, djali dhunon babain. I moshuari kërkon mbrotje nga policia

Policia e Gjirokastrës ka plotësuar kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj një të moshuari, i cili dhunohej nga djali i tij. Ky i fundit me banim në Greqi.

Sipas njoftimit, djali ushtronte dhunë psikologjike ndaj babait.

“Më datën 03.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.B, vjeç 78, pasi dyshohet se djali, shtetasi J.B, vjeç 49, banues në Greqi, (emigrant), ka ushtruar dhunë psikologjike. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”, thuhet në njoftimin e policisë.