Gjirokastër, drejtori i OSHEE-së i ‘përvishet’ Zamira Ramit: Je një kryetare e lodhur…

Ndriçimi publik në Gjirokastër vazhdon të jetë një problem shqetësues në shumë lagje të qytetit. Në disa raste rrjeti i ndriçimit është i shkatërruar e vende të tjera dritat ndizen me raste. Por veç banorëve ankesa për kryetaren e bashkisë, Zamira Rami, ka bërë edhe drejtori i OSHEE Gjirokastër, Andi Shkurta. Në faqen e tij në Facebook ai poston disa foto nga lagjja e tij dhe shkruan:

“Shikoni lagjen ‘Pllakë’ pa ndriçim … Dënon gjithë lagjen kryetarja e Bashkise se ka inat me mua… Ky është niveli i kryetares të lodhur”, shkruan Shkurta, pa dhënë më shumë detaje se çfarë inati ka kryebashkiakja me të, aq sa të penalizojë të gjithë lagjen.

©ArgjiroLajm.net