Gjirokastër, drejtori i ri i Tatimeve e nis detyrën me dy tendera për ‘mobilim dhe pajisje zyrash’ (FOTO)

Drejtoria e Tatimeve Gjirokastër ka zhvilluar dy tendera gjatë tre javëve të para të muajit dhjetor. Ato mbajnë firmën e drejtorit të ri, Ilir Meta, i cili u emërua në këtë detyrë rreth një muaj më parë.

Mbase është rastësi, por njësoj si tenderi i parë i prefektit Astrit Aliaj, kur ai sapo kishte marrë detyrën, edhe tenderat e kreut të ri të Tatimeve në Gjirokastër, kanë si objekt mobilimin e zyrave me pajisje të reja. Në total vlera e këtyre dy tenderave është gati 13 milionë lekë të vjetra me tvsh. ArgjiroLajm.net sjell dokumentat e secilit tender dhe vlerën përkatëse.

Tenderi i parë i mbyllur më datë 11 dhjetor, ka vlerën 7.5 milionë lekë të vjetra me Tvsh, ndërsa objekti është ‘Punime mirëmbajtje për zyrat e DRT Gjirokastër’.

Tenderi i dytë është mbyllur më datë 21 dhjetor dhe ka vlerën 5.5 milionë lekë të vjetra me Tvsh, ndërsa objekti është ‘Mirëmbajtje e paisjeve të zyrave dhe teknike’.

Më poshtë dokumentet për secilin tender veç e veç, ku jepen edhe detaje të tjera.

Tenderi i parë

Tenderi i dytë