Gjirokastër, dy drejtorë në garë për kreun e PS-së

flamur PS_7Zgjedhjet për krerët e rinj të PS-së në 61 bashkitë e vendit do të përfundojnë brenda ditës së diel. Në Gjirokastër janë dy emra në garë, mjeku Flamur Golemi dhe Ismail Zeko.

Pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 2013, të dy këta mbajnë poste drejtorësh në Gjirokastër. Golemi drejton Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa Zeko drejton Drejtorinë e Shërbimeve Postare.

Kryetari i PS­-së së bashkisë do të jetë funksionar, me pagesë dhe kohë të plotë në parti.

Mandati i tij është 4­-vjeçar dhe ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia e PS-­së për dobësi në punë dhe shkelje të normave të statutit, kur nuk fiton në mocionin e votëbesimit që zhvillohet për të, kur humbet në zgjedhjet vendore ose arrin rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme politike në bashkinë respektive.