Gjirokastër, dy gra nën akuzë për ‘shpërdorim detyre’, gjykata i ndalon të dalin jashtë shtetit

Dy grave që akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’ u është ndaluar dalja jashtë shtetit.

Policia e Gjirokastrës njofton se një ditë më parë referoi në Prokurori dosjen, për shtetaset N.B dhe S.R, vjeç 55 e 47, banuese në Dropull e Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Kallëzimi i tyre ishte bërë nga sektori për krimin ekonomik dhe financiar në policinë e Gjirokastrës, ndërsa mbetet mister se cili është funksioni i tyre.