Gjirokastër, emigranti me banim në Britani kallëzohet në Prokurori për mashtrim

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër ka kallëzuar në Prokurori një 45-vjeçar.

Dyshohet se R.L, banues në Britaninë e Madhe, me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë eurosh shtetasit K.M, vjeç 64, banues në Përmet.