Gjirokastër, familjarët marrin trupin e Kaçifas nga morgu (VIDEO)

Familjarët e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas që u vra në fshatin Bularat nga forcat RENEA, kanë tërhequr sot pasdite trupin e 35-vjeçarit nga morgu i spitalit të Gjirokastrës. Pritet që ceremonia mortore të zhvillohet nesër në fshatin e tij të lindjes, aty ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Më herët familjarët e Kaçifas kishin kërkuar përfshirje të autoriteteve greke në hetimet për ngjarjen e rëndë.