Gjirokastër, Festivali Folklorik Kombëtar feston 60-vjetorin [VIDEO]

dlfgkdflKur trashëgimia shpirtërore  takon atë kulturore”. Me këto fjalë akademiku Vaso Tole, ka theksuar rëndësinë e Festivalit Folklorik Kombëtar, që mbahet në qytetin e Gjirokastrës, që shënon 60 vite traditë.

Vaso Tole: “Festivali i Gjirokastrës është e vetmja trashëgimi e organizuar në fushën e kulturës së shfaqjes që vjen sot me një traditë pothuajse 60 vjeçare. Vetë Shqipëria është në një garë artistike me veten dhe trashëgimia shpirtërore e festivalit gjallërohet në mbarë vendin”.

Në vigjilje të eventit më të madh të trashëgimisë folklorike, vjen edhe libri i etnologut Esat Ruka, ” Festivali folklorik kombëtar”, që për  ish-drejtorin e Teatrit të operas dhe Baletit, Zhani Ciko duhet të bëhet praktikë pasi biblioteka e Akademisë së shkencave është shumë e varfër me të tilla botime, pasi puna për Folklorin nuk duhet të mbyllet kur përfundon festivali.

Zhani Ciko: “E keqja është që me mbarimin e festivalit, mbyllet edhe puna. Nuk vazhdon puna studimore e prurjeve të festivalit”.

Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, do të mbahet nga data 10 deri në 16 maj, në kalanë e Gjirokastrës, ndërkohë që ftesa për të marrë pjesë  në ngjarjen më madhore të pasurisë shpirtërore, kryeqytetasve u erdhi përmes tingujve të lahutës.