Gjirokastër, fshati Valare i zaptuar nga plehrat
February 19, 2016
Edhe pse vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës, fshati Valare, pjesë e njësisë administrative të Lunxhërisë jeton mes papastërtive të mbetjeve urbane dhe bagëtive që kanë pushtuar çdo rrugë të fshatit.
Krahas vilave shumëkatëshe gjenden edhe stallat e bagëtive dhe mbetjet e tyre, ndërsa mbeturinat gjenden kudo. Banorët thonë se bashkia ju ka premtuar largimin e bagëtive nga fshati, por asgjë nuk ka ndryshuar dhe situata vijon të mbetet problematike.
Por i rëndë sipas tyre është edhe fakti që rrezikohet edhe ndotja e ujit pasi tubacioni i ujit të pijshëm kalon mes mbetjeve të bagëtive. Në fshatin Valare jetojnë rreth 400 familje, dhe me ndarjen e re territoriale janë pjesë e bashkisë Gjirokastër./Balkanweb