Gjirokastër, ‘fut ujë’ koalicioni PD-LSI, dështojnë sërish të shkarkojnë sekretarin e këshillit

Aleanca PD-LSI në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës ka dështuar sërish të shkarkojë sekretarin e përgjithshëm të këtij këshilli, Semi Golemi. Ndonëse në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm këshilltarët e PS-së, mungonte nënkryetari i këtij këshilli, Gramoz Braho. Ky i fundit është pjesë e grupimit PD-LSI, por mosprania në mbledhjen e sotme pengoi në sigurimin e shumicës së votave për Zamira Ramin dhe Roland Bejkon. Rrjedhimisht mazhoranca dhe opozita ishin me vota të barabarta, 15 me 15.