Gjirokastër, gruaja denoncon në polici për dhunë ish bashkëshortin

Një grua nga Gjirokastra ka denoncuar në polici ish bashkëshortin e saj për dhunë psikologjike.

Sipas njoftimit të policisë, një ditë më parë u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.K vjeç 41, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi M.K, vjeç 49, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër