Gjirokastër, gruaja kallëzon burrin në polici për dhunë
November 12, 2017
Një burrë në Gjirokastër është kallëzuar në polici nga bashkëshortja e tij për dhunë.
Policia ka plotësuar kërkesën që Gjykata t’i lëshojë urdhërin e mbrojtjes.
“Më datë 11.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.B, vjeç 53, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti K.B, vjeç 58, banuese në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thotë policia përmes një njoftimi.