Gjirokastër, gruaja nga ‘Dunavati’ përfundon në Prokurori pasi dogji pemët e komshiut

Pakujdesia ndaj një zjarri të vendosur në bahçen e saj ka bërë që më pas të përfundojë në Prokurori si e pandehur, pasi flakët dogjën dy pemë frutore të komshiut.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dunavat’ në Gjirokastër. Sipas njoftimit të policisë, më datë 28.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen A.S, vjeç 48, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 27.08.2017, në lagjen “Dunavat”, në kopshtin pranë banesës, duke djegur mbeturina, nga pakujdesia i ka dalë zjarri jashtë kontrollit, për pasojë janë djegur dy pemë frutore të shtetasit K.XH, vjeç 50.

/ArgjiroLajm.net/