Gjirokastër, kanoset një 34-vjeçare
September 27, 2017
Një 51-vjecar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori pasi kanosi me fjalë një 34-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen ‘Granicë’, por motivet nuk dihen ende.
“Më datë 26.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I.XH, vjeç 51, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 26.09.2017, në lagjen “Granicë”, ka kanosur me fjalë shtetasen D.XH vjeç 34 banuese në Gjirokastër. Neni 84 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.