Gjirokastër, kapakët e pusetave vidhen për skrap, banorët të rrezikuar

Te-ish-praku-i-autobusaveVazhdon ende të jetë i pranishëm dhe pa zgjidhje fenomeni i vjedhjes së kapakëve të pusetave. Pusetat e hapura i gjen në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit të Gjirokastrës duke u shndërruar kështu në rrezik serioz për kalimtarët dhe automjetet. Banorët e lagjes “18 shtatori” në Gjirokastër kërkojnë vazhdimisht zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që me gjithë ankesat e vazhdueshme nuk ka gjetur ende zgjidhje, ndërsa kapakët e pusetave të vjedhura kanë mbi një vit të pazëvendësuara.

Çështja e mungesës së kapakëve të pusetave për skrap rikthehet shpejt ndonëse zëvendësohen. Shpesh është shtruar si zgjidhje ndëshkimi I pronarëve të pikave të grumbullimit të skrapit që pranojnë kapakë pusetash.

Rasti më i fundit i arrestimit në flagrancë të një pronari pike grumbullimi skrapi dhe një shtetasi që vidhte puseta në Gjirokastër është regjistruar korrikun e vitit 2012, ndonëse fenomeni i vjedhjes ka qenë në vijimësi.

Libohova Online