Gjirokastër, kapen 11 emigrantë marokenë, do të shkonin në Gjermani

 Gjirokastër, kapen 11 emigrantë marokenë, do të shkonin në Gjermani

largea_policia-kufitare-e1440328486Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 11 emigrantë nga Maroku, të cilët kishin hyrë ilegalisht në tokën shqiptare përmes Greqisë. Emigrantët marokenë, pas Shqipërisë do të kalonin në Mal të Zi për të shkuar në destinacionin e tyre, në Gjermani.

Një pjesë e tyre u ndalua në pikën kufitare të Kakavijes, kurse të tjerët në Kordhocë pranë fshatit Lazarat.

Ata u shoqëruan në komisariatin e Gjirokastrës dhe më pas do të deportohen sërish në Greqi. Mediat greke kanë raportuar se këtë muaj pritet fluks i madh në kufirin Shqipëri-Greqi i emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, destinacioni i të cilëve janë vendet evropiane.

Libohova Online