Gjirokastër, kapen dy algjerianë te ‘Ura e Lumit’

Një ditë më parë në  aksin rrugor  Gjirokastër-Kakavijë,  në vendin e quajtur “Ura e Lumit“, u kapën dy shtetas algjerian, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri.

Ata ishin të dy të moshës 17 vjeç.

Policia i procedoi me urdhëra largimi vullnetar, duke i kthyer mbrapsht tek autoritetet greke.

Prej kohësh numri i klandestinëve që kalojnë ilegalisht kufirin greko-shqiptar është një shqetësim për autoritetet shqiptare.

Klandestinët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit, për të kaluar në vende të tjera të Europës.