Gjirokastër, kapet 38-vjeçari i shpallur në kërkim
September 28, 2017
Policia ka ndaluar një 38-vjecar nga fshati Prongji pasi ndaj tij Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Sipas njoftimit, i ndaluari është Mikel Sinani, 38 vjeç, banues në fshatin Prongji.
Ndalimi i tij është bërë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka lëshuar urdhëin, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, neni 110/2 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.