Gjirokastër, kimikatet infektojnë banorët, nisin masat për largim

askjdskjksSituatë alarmante për komunitetin janë bërë edhe kimikatet e braktisura në ish-godinat e Ndërmarrjes Gjeologjike duke krijuar probleme shëndetësore për banorët që jetojnë në këtë zonë të qytetit.
 
Aktualisht godina e cila dikur ka shërbyer si laborator i Ndërmarrjes Gjeologjike, është e shkatërruar dhe e braktisur plotësisht, ndërkohë që në brendësi të saj, ndodhen sasi të konsiderueshme kimikatesh në ambalazh letre, si dhe shishe plastike dhe qelqi.
 
Pjesëtarët e familjes Nazifi, e cila jeton në këtë pjesë të qytetit, po shfaqin shqetësime shëndetësore kryesisht në lëkurë si shkak i pranisë së kimikateve të braktisura. Ndërkohë edhe banorët e tjerë të zonës ndjejnë në ajër një erë të rëndë si shkak i pranisë së tyre.
 
Duke parë rrezikshmërinë e kësaj situate, Inspektorati i Mjedisit në bashkëpunim me organizmat shëndetësore, do të kryejë evakuimin e tyre nga zona./A1 Report