Gjirokastër, komunistët mblidhen në “Sokakun e të marrëve” për të kujtuar Enverin

PKSHGjirokastra është zgjuar mëngjesin e sotëm nën bardhësinë e fletëve që ngjiten në të hirtën e qytetit të gurtë dhe kanatat e portave historike.

Shokët tanë komunist kujtojnë ngjarjen kombëtare të shqiptarëve, datëlindjen e djalit tonë, Udhëheqësit të Lavdishëm Enver Hoxha.

Aureola të arta do të vendosen mbi kokën e diktatorit, këngë, valle e zemra të gëzuara në ditën e tij.

Në komunikatën e gërmëzuar nga shokët komunistë njoftohet data 16 duhet të na gjej të bashkuar dhe të hareshëm në “Sokakun e të marrëve”.

Njoftimi i komunikatës përmban fjalët e fortndjera: THIRRJE PKSH

Drejtuar qytetarëve të Gjirokastërës: Partia Komuniste e rrethit, organizon një maifestim Paqësor në nderim të Ditëlindjes të Udhëheqësit të Lavdishëm ENVER HOXHA.

Ju ftojmë pranë shtëpisë së tij. Dt:16/10/2015, ora 11:00