Gjirokastër, kremtohet Kurban Bajrami (FOTO)

 Gjirokastër, kremtohet Kurban Bajrami (FOTO)
10710962_1484368515151928_7738816097842992477_n
Prefektja Zamira Rami me myftiun e Gjirokastres, Ledian Çikalleshi.

Festa e Kurban Bajramit ka mbledhur sot në orët e para të mëngjesit në xhami dhe teqe besimtarët e besimit islam. Në Gjirokastër besimtarët i janë drejtuar xhamisë së qytetit që ndodhet në zonën muzeale, ndërsa bektashinjtë kanë shkuar në Teqenë e Zallit. Besimtarët në Libohovë kanë kryer ritet e kësaj feste në xhami dhe Teqenë e Melanit. Prefektja e qarkut, Zamira Rami, është takuar me kreun e Myftinisë Gjirokastër, Ledian Çikalleshi, për të shprehur urimet në këtë ditë të bekuar për myslimanët. Urimet për këtë festë i kanë ardhur edhe nga autoritete të tjera lokale në Gjirokastër. Myftinia Gjirokastër ka bërë kurban disa kokë bagëti dhe më pas ia ka shpërndarë mishin familjeve të varfëra.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerave, sakrificën sublime të njeriut të përsosur, me emrin e së cilës janë të lidhur ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman” etj. Pas riteve përkatëse, besimtarët mblidhen në familje për të ngrënë drekën dhe siç e do kjo festë, bëjnë sadaka te më të varfërit.

falja

xhamia1

teq

das

besimi

dash

Libohova Online