Gjirokastër, memoriali i rilindasve drejt rehabilitimit

Në Gjirokastër po rehabilitohet memoriali i rilindasve, i cili ndodhet në një prej lagjeve të vjetra të qytetit muze.

Projekti, me një fond prej 99 milionë lekë, përfshin edhe rrugët që të çojnë drejt memorialit, të cilat po i nënshtrohen rikonstruksionit pas më shumë se 25 vitesh të lëna në harresë.

“Faza e rifiniturave është ajo që duhet të marrë formën përfundimtare. Në të gjithë lagjen ku ne jemi dhe po operojmë me investimin tonë është një sipasfaqe e konsiderueshme sa i takon rikualifikimit të hapësirave, 10 mijë metra katrorë. Ne kemi vëmendje të veçantë për memorialin e rilindasve, që nuk duhen harruar”, deklaroi Zamira Rami, kryetare e bashkisë.

Eshtrat e 5 figurave të njohura gjirokastrite, Çajupi, Çerçiz dhe Bajo Topulli, Pandeli Sotiri dhe Koto Hoxhi prehen sot në “Kodrën e Rilindasve”.

Kompleksi historik 39-vjeçar për vite me radhë ka qenë jashtë vëmendjes institucionale, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet e dhunimit dhe dëmtimeve masive të varreve.