Gjirokastër, militantët e PD-së presin Ramën me protestë në Virua

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qarkun e Gjirokastrës. Disa simpatizantë me në krye ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu kanë dalë në rrugë me qëllim pengimin e shefit të qeverisë.

Simpatizantët e  Partisë Demokratike janë rreshtuar në rrugën që pritet të kalojë kryeministri me parulla dhe thirrjet “Rama ik”.

Kjo vizitë e Ramës në Gjirokastër vjen në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”, e cila vijon nga veri në jug të vendit. Ndërkohë policia ndodhet në rrugë për të mundësuar kalimin e Ramës me qëllim shmangien e përplasjes me simpatizantët.