Gjirokastër, ndahet nga jeta historiani i arkeologjisë Vladimir Qirjaqi

tmp_19645-FB_IMG_1463260238475-2067153643Paraditen e sotme është ndarë nga jeta historiani i mirënjohur i arkeologjis Valadimir Qirjajqi.

Qirjaqi ka qenë një ndër ekspertet më të njohur në fushën e monumenteve të kulturës dhe në argeologji.

Gjithashtu ai ka drejtuar për vite të tëra degën e Monumenteve të Kulturës si dhe Parqet Kombëtare të Antigonesë dhe Adrianopolisit.

Ai ka qenë një ndër veprimtarët kritik më aktiv në periudhën 1994-2000.

Po ashtu ai ka bashkëpunuar me arkeologë të famshëm, historianë dhe fondacione nga vende të ndryshme të botës.

Vitet e fundit të jetës së tij ai ka punuar edhe si pedagog në universitetin ” Eqerem Çabej”.