Gjirokastër, ndërtoi pa leje gropë septike për ujërat e zeza, por e kallëzojnë në Prokurori

Një 43-vjeçar nga fshati Humelice i Gjirokastër është kallëzuar në Prokurori, pasi dyshohet se ka rrethuar një sipërfaqe toke pa leje dhe ka hapur një grope septike për ujërat e zeza.

Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.

Në datë 21.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.N, 43 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër, pasi dyshohet se  në kufirin midis fshatrave Humelicë dhe Picar ka rrethuar një sipërfaqe toke bujqësore  pa leje nga bashkia Gjirokastër si dhe ka hapur një gropë septike për ujrat e zeza. Neni 199, 277 i KoditPenal.