Gjirokastër, nëna e moshuar denoncon vajzën për dhunë

Një e moshuara nga Gjirokastra ka denoncuar në polici vajzën e saj, të cilën e akuzon se ka ushtruar dhunë psikologjike. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Ja njoftimi i plotë i policisë.Më datë 10.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.K, vjeç 73, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se vajza, E.K, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.