Gjirokastër, nëna gjen 47-vjeçarin të varur në oborrin e banesës

largea_urgjenca211405321948Një 47-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Manalat i dytë’ në Gjirokastër, ku shtetasi Muharrem Majko është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës nga e ëma e tij.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari vuante nga depresioni, çfarë mund ta ketë shtyrë dhe drejt aktit të vetëflijimit. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.