Gjirokastër, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
September 15, 2015
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/09/12036968_1662849080665553_6098048801349093723_n.jpg)
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje kalon nga zona muzeale tek periferitë e qytetit të Gjirokastrës.
Prej afro dy dekadash, gardhet, barakat, muret e kopshtet, kishin zënë hapësirat publike. Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor ka nisur prishjen e tyre, duke çliruar sipërfaqe te mëdha.
Kreu i policisë bashkiake, Gramoz Llapi, thotë se aksioni i nisur do të vazhdojë përgjatë gjithë javës.
Fadromat e INUV do të shembin edhe ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera periferike të qytetit.