Gjirokastër, nis gjyqi për 13 inspektorët e ligjit Antiduhan

Është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ndaj 13 inspektorëve të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, të cilët akuzohen për ‘Shpërdorim Detyre’.

Prokurori Ermor Kasaj lexoi dosjen me akuzat ndaj tyre, ndërsa gjyqtari i çështjes Arben Dosti, u ka caktuar avokat të paguar nga shteti gati gjysmës së inspektorëve, të cilët nuk kishin një avokat, me pretendimin se nuk mund ta paguanin.

Seanca e radhës gjyqësore u caktua pas dy javësh. Inspektorët dyshohet se nuk kanë vepruar në lokale të ndryshme të Gjirokastrës, ndonëse kishin konstatuar se aty shkelej ligji antiduhan.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!