Gjirokastër, nisin në tetor xhirimet për filmin shqiptaro-rus, me skenar nga Ismail Kadare

Së shpejti në Gjirokastër do të nisin xhirimet e filmit shqiptaro-rus ne realizimin e regjisorit të njohur, Aleksandër Sokurov, fitues i më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare.

Një film për dashurinë, kufijtë dhe tragjedinë e regjimit diktatorial që dhunoi familjet shqiptaro-ruse dhe tronditi dashurinë, jetën, ekzistencën.

Filmi do të realizohet me skenarin e shkruar nga Ismail Kadare, një tjetër emër i njohur ndërkombëtarisht, që garanton suksesin e realizimit. Xhirimet pritet të nisin në muajin tetor 2017. Sokurov ka dhënë këtë intervistë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri për emisionin KAPITAL . Ky film mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare.