Gjirokastër, një 46-vjeçar vetëvritet me pistoletë në tualetin e shtëpisë

vetvrasjeNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Valare të komunës Lunxhëri. 46-vjeçari Ezhder Gërbi me banim në lagjen “Topullaraj” ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë në tualetin e shtëpisë së tij.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor të policisë së Gjirokastrës, rezulton se shkak i kësaj ngjarje ka qenë depresioni.