Gjirokastër, nuk i jep lekët e djalit, gruaja kallëzon në polici ish bashkëshortin

Konflikti mes një çifti bashkëshortësh në Gjirokastër vazhdon edhe pas divorcit.

Një ditë më parë shtetësja G.D, 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, ka bërë kallëzim në polici për ish-bashkëshortin D.P, 30 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse nuk i jepte pagesën e detyruar për jetesë për djalin e tyre, siç e ka përcaktuar vendimi i gjykatës.

Policia thotë se i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër