Gjirokastër, OSHEE i ndërpret dritat, por ai i rilidh. Policia shpall në kërkim 41-vjeçarin
Punonjësit e OSHEE Gjirokastër i ndërprenë linjën e furnizimit me energji elektrike pasi ishin debitor, por ata e rilidhën vetë në mënyrë të paligjshme.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ’11 Janari’ në Gjirokastër. Policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin A. Ç, i cili dyshohet se rilidhi dritat.
“Më datë 29.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit B.Ç e A.Ç vjeç 37 e 41 banues në lagjen “11 Janari”, pasi dyshohet se më datë 27.09.2017, punonjësit e OSHEE-së, kanë ndërprerë energjinë elektrike në banesë, si debitor dhe më datë 28.09.2017, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.Ç. Neni 137/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.