Gjirokastër, pas pallatit rrezikojnë shembjen edhe 9 banesa të tjera

Në Gjirokastër nuk është vetëm pallati në lagjen ‘Punëtore’ që rrezikon të shembet nga rrëshqitja e dheut.

Në lagjen ‘Cfakë’ janë së paku nëntë shtëpi të tjera që rrezikojnë të shemben.

Është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve, por ata kanë refuzuar sepse shprehen që s’kanë ku të shkojnë, duke kërkuar ndihmë nga shteti.