Gjirokastër, PD mbledh sonte aktivin e partisë

Partia Demokratike dega Gjirokastër mbledh sot pasdite ne oren 18:00 aktivin e saj, ku do të marrin pjesë anëtarët e kryesisë, kryetari, sekretarët e seksioneve dhe anëtarët e FRPD.

Takimi ka në fokus organizimin për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Një ditë më parë pati një takim të forumit rinor. Pritet që gjatë kësaj jave PD të zyrtarizojë listat e kandidatëve për deputetë.

Në qarkun Gjirokastër deri më tani janë përfolur disa emra, por ende s’ka asgjë konkrete.

Lulzim Basha caktoi Gent Strazimirin si të deleguar për të skanuar propozimet e kandidaturave prej bazës së partisë.