Gjirokastër, përkujtohet Ziver Veizi, viktimë e 21 Janarit

gjirokaster4 vjetori i vrasjes së Ziver Veizit, gjatë ngjarjeve të 21 janarit, është përkujtuar me dhimbje e lot nga familjarët. Në varrezat e fshatit Zenelaj, aty ku prehet demonstruesi, u vendosën kurora me lule.

I lodhur nga pritja dhe mungesa e ndëshkueshmërisë, vëllai i Ziver Veizit kërkon të gjenden urdhëruesit e vrasjes.

“ Unë dua drejtësi, të gjendet fajtori, kush ka dhënë urdhër? Unë vetëm këtë dua, kush ka dhënë urdhër?

Vrasja e demonstruesit Ziver Veizi është konsideruar nga Gjykata e Apelit Tiranë si vrasje nga pakujdesia.

Ky vendim ka sjellë edhe reagimin e ashpër të familjarëve të viktimave të 21 janarit, të cilët kanë kërkuar nga qeveria e re vendosjen në vend të gjakut të bijve të tyre./Ora News