Gjirokastër, Përmbarimi sekuestron Alpo Televizion

85935928Transmetuesi lokal Alpo Televizion është sekuestruar gjatë ditës së sotme nga një shoqëri private përmbarimore.

Veprimi vjen pasi administratori i këtij televizioni, Aristotel Petro, nuk zbatoi vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, që e detyron atë të dëmshpërblejë gazetarin Telnis Skuqi me 3 milionë lekë të vjetra.

Konflikti mes Alpo Televizion dhe gazetarit Skuqi daton që në vjeshtën e vitit 2013. Skuqi ngriti padi ndaj këtij televizioni pas një kronike, ku ai pretendonte se shpifej ndaj tij.

Gjykata në shkallën e parë dhe në Apel i dha të drejtë Skuqit, por administratori i televizionit nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës, prandaj shoqëria përmbaruese vendosi sekuestro të medias.

Gazetari ka premtuar se shumën prej 3 milionë lekësh të dëmshpërblimit do ta cojë në ndihmë të shtëpisë së fëmijës në Sarandë.