Gjirokastër, përplasje mes të rinjve të forumit rinor të PS-së

 Gjirokastër, përplasje mes të rinjve të forumit rinor të PS-së

fresssMbrëmjen e kaluar të rinjtë e forumit rinor të PS-së në Gjirokastër kanë zhvilluar një mbledhje nën drejtimin e koordinatores rajonale Albana Zhori. Takimi ishte në kuadër të riorganizimit të strukturave të PS-së dhe për përcaktimin e një kalendari vjetor aktivitetesh.

“Kemi vendosur të kemi një kalendar aktivitetesh, në mënyrë që aktivitetet e FRESSH të jenë të shtrira gjatë gjithë vitit, jo vetëm në prag fushatash. Pjesëmarrja e të rinjve ka qenë vërtet e çmuar për PS-në, por organizimi i tyre nuk ka qenë ndoshta në nivelet e duhura. Tani në këtë moment këtë gjë duam të bëjmë, të kemi një strukturë shumë të fortë shumë më aktive”, ka thënë Zhori në një komunikim me mediat.

Por ndërkohë sot ka pasur një reagim nga Ardit Karabina, kreu aktuali i FRESSH në rrethin Gjirokastrës. Karabina është zgjedhur në krye të këtij forumi që në vitin 2012, ndërsa në aktivitetin e djeshëm nuk ka qenë i pranishëm dhe as ka patur ftesë nga organizatorët e aktivitetit.

“Marre shkas nga deklarata e “kordinatores” se komanduar per drejtimin e Fressh Gjirokaster ku thote se ky forum nuk eshte funksional. Kujtdo qe ecen me kete teori, i bej thirrje te heq dore nga viti ZERO. Forumi Rinor Euro Socialist i Gjirokastres ka qene dhe vazhdon te jete funksional me struktura te rregullta dhe aktive. Ky forum i ka dhene jete Partise Socialiste dhe ka luajtur nje rol kryesor ne fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013 si dhe ne zgjedhjet lokale 2015 e konkretisht ne fitoren e Bashkise Libohove dhe Gjirokaster. Cdo aktivitet i Fressh Gjirokaster eshte i dokumentuar ne mediat lokale per ata qe duan te njohin kontributin e ketij forumi. Viti ZERO nuk i sherben askujt dhe sidomos te rinjve aktiv ne PS ku kontributi i tyre do te shumezohet me zero”, shkruan Karabina në faqen e tij në Facebook. 

ardit karabinaoiiii

Libohova Online