Gjirokastër, policia asgjëson mbi 2 mijë rrënjë kanabis
September 14, 2015
Policia e Gjirokastrës vijon operacionet antikanabis. Së fundmi janë asgjësuar mbi 2 mijë rrënjë.
Bima narkotike ishte mbjellë në Malin e Dhëmblanit, ndërsa lartësia e saj varionte nga 20 në 1.50 metra.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të saj.
Gjatë këtij viti në territorin e Qarkut Gjirokastër janë asgjësuar më shumë se 50 mijë rrënjë kanabis sativa.