Gjirokastër, policia ndalon 12 klandestinë

Policia kufitare e Gjirokastrës vazhdon të ndalojë klandestinë që hyjnë në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. Gjatë dy ditëve të fundit janë ndaluar 12 shtetas. Shtatë prej tyre u kapën afër piramidës 28. Ata ishin me shtetësi irakene dhe siriane. Në afërsi të Dervicianit u kapën 3 shtetas algjerianë. Ndërsa në afërsi të Jorgucatit u kapën dy shtetas sirianë. Në përfundim të procedurave dhe intervistimit ata u rikthyen sërish drejt shtetit grek.