Gjirokastër, policia pezullon 11 leje drejtimi, pranga një shoferi të dehur

tmp_16692-FB_IMG_1457881033269-253127926Task-Forca e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore Gjirokastër, mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme të Policisë Gjirokastër, gjatë 12 orëve të fundit ka vepruar në territorin e Policisë Vendore Gjirokastër për kontrolle mbi lejet e qarkullimit, tejkalimi mbi normat e lejuara të shpejtësisë, ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, parakalimi i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor.

Si rezultat gjatë 12 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër:
U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
– U pezulluan 11 leje drejtimi, konkretisht: 8 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar. 3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.
– 21 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH¬ Gjirokastër.
– U vendosën 10 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit (kryesisht rripi i sigurimit), si dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– U bllokuan 4 mjete për mungesë dokumentacioni. Edhe në Gjirokastër u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit për shkak dhe të motit të keq me reshje shiu.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!