Gjirokastër, policia zbardh vjedhjen e karburantit
January 23, 2016
Në ambientet e burgut të Bënçës në Tepelenë, nga ana e Specialisëve për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë Gjirokastër për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Nr. 19 , datë 19.01.2016 në ngarkim të shtetasit Iljaz Xhaferaj, 20 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Ky shtetas ndodhet në burgun e Bënçës për veprën penale ‘’Kanosje me armë’. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e siguris ‘’Arrest me burg’’, pasi më datë 28.05.2014 ky shtetas ka vjedhur me armë xhiron ditore ne karburantin e shtetasit SH.A, 76 vjeç, banues në fshatin Lazarat.