Gjirokastër, policja ikën me pushime, por i vjedhin pistoletën dhe paratë
July 18, 2017
Pushimet duket se nuk kanë shkuar shumë mbarë për inspektoren e policisë në Gjirokastër, e cila pasi është kthyer në shtëpi ka vënë re mungesën e armës së punës.
25-vjeçarja K.Rr., banuese në Gjirokastër, inspektore policie në Gjirokastër, kallëzon se në lagjen “18 Shtatori”, në banesë i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pistoletën tip TT.
E reja ka thënë se nga data 8 korrik deri në 16 ka qenë me pushime në Sarandë, por se kur është kthyer në shtëpi, nuk e ka gjetur armën e shërbimit dhe as shumën e parave që kishte lënë mënjanë. Ajo ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.