Gjirokastër, praktikantit mysliman i gjendet kallashi poshtë dyshekut

arma-e-sekuestruarNjë 43 vjeçar nga Gjirokastra, u vu në prangat e policisë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Krenar Bani 43 vjeç, me banim në lagjen “Manalat” të Gjirokastrës, besimtar dhe frekuentues i rregullt i xhamisë, u arrestua në kushtet e flagrancës rreth mesditës së sotme. 

Burime zyrtare nga policia thanë, se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në banesën e 43 vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatike kallashnikov së bashku me karikatorin me fishekë, të cilat i mbante pa leje. 

Në ngarkim të të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Prodhim dhe  mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.