Gjirokastër, pranga shoferit që drejtonte makinën në gjendje të dehur

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 47-vjeçar. Ai ēshtë shtetasi Ardjan Dyli, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin nacional Ura e Lumit – Rrethrrotullimit i Lagjes Puntore, pranë Bar Cafe “Bora”, është kapur nga Policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.47 mg/l.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.