Gjirokastër, promovohet në universitet libri për mjekun Laver Stroka
March 16, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/03/Mjeku-qe-jeton-shpirterisht-me-popullin-okkk.jpg)
Sot në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ të Gjirokastrës u promovua libri ‘Mjeku që jeton shpirtërisht me popullin’, një monografi kushtuar doktor Laver Strokës. Autori Fitim Çaushi thotë se ky libër vjen si portretizim i njeriut me botë të madhe shpirtërore dhe vlera të rralla njerëzore për kohët e sotme. Eventi u organizua nga Shoqata ‘Labëria’ në bashkëpunim me Universitetin ‘Eqrem Çabej’.