Gjirokastër, PS feston 25 vjetorin e themelimit

PS GjirokasterPas festimeve në Libohovë e Dropull edhe socialistët e Gjirokastrës festojnë sot 25 vjetorin e themelimit të PS-së.

Me këtë rast janë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë ditës, ndërsa ceremonia kryesore do të kulmojë në mbrëmjë në orën 19:00

“Ne socialistët duhet të jemi krenarë që në këto 25 vjet kemi ditur dhe kemi arritur të jemi fitues në shumicën e garave elektorale. Ne socialistët duhet të jemi krenarë, se kemi arritur të ndryshojmë faqen dhe imazhin jo vetëm të qytetit, por kemi kontribuar që të ndryshojmë edhe gjithë vendin. Do të vazhdojmë sërish në të njëjtën rrugë”, tha kreu i PS Gjirokastër, Flamur Golemi në një prononcim për Alpo Tv.