Gjirokastër, Rama ia shtron me qifqi dhe byrek te Mimoza dhe Grigori (VIDEO)

Pas përfundimit të takimit me të rinjtë e qarkut Gjirokastër që votojnë për herë të parë në 18 qershor, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të drekojë në një prej familjeve gjirokastrite, në shtëpinë e dy mësuesve, Grigorit dhe Mimozës.

Rama shoqërohet gjithashtu nga ministrja Mirela Kumbaro dhe koordinatori i PS-së, Bledi Cuçi. Dhe sic shihet nga pamjet, në tryezë nuk mungojnë as qifqitë, një prej gatimeve karakteristike gjirokastrite.

Shihni videon më poshtë: